Dërmaku e fut Martinez në xhep, i nervozuar gjatë ndërrimit dhe sa shumë polemika për Interin

Interi ka barazuar ndaj Parmës në shifrat 2-2 në një përballje aspak të lehtë. Pas një pjese të parë të mbyllur në shifrat 1-2 zikaltrit u futën në fushën e lojës për të përmbysur gjithçka.

Në minutën e 50 do të vinte edhe tundja e rrjetës nga ana e Lukakut. Fillimisht u njoftua për pozicion jashtë loje, por pas 4 minutash ku janë riparë pamjet, është akorduar si gol i rregullt. Por pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale ka ende diskutime sa i përket pozicionimit të Candrevës atje ku erdhi edhe asisti.

Një lojë me nivel të lartë ka ardhur nga Kastriot Dërmaku. Në një rast i ka hequr një gol të sigurtë Martinez nga këmbët. Ky i fundit kishte shënuar në 4 ndeshjet paraardhëse, përkatësisht ndaj Dortmundit, Sasuolos, Juventusit dhe Barcelonës. Madje kur u ndërrua nga Conte pasi nuk kishte hapësira në mbrojtjen rivale, ka qenë edhe i nervozuar. Pas debutimit në javën e shkuar, Dërmaku tregon se mund të luajë pa asnjë probleme edhe në nivele të larta. /Sport Ekspres/