Dërgon papritur mesazh në emision te Elvis Naçi, Grezda zbulon shifrën e dërguar në Shqipëri

Shqiptarët janë duke u bashkuar nga të gjitha anët, vetëm për të kontribuar në rindërtimin e shtëpive nga familjet e prekura nga tërmeti. Në emisionin që drejtohet nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri, “Shqiptarët për shqiptarët”, ka ardhur një mesazh i papritur.

Teksa në qendër të emisionit janë donancionet që vijnë në kohë reale nga shqiptarët, një mesazh i papritur ishte ai nga Eros Grezda. Futbollisti që luan me Rangersin ka dhuruar 10 mijë paund për të kontribuar në këtë mënyrë për Shqipërinë dhe atdheun e tij. /Sport Ekspres/