“Derbin e Italisë është bukur ta fitosh edhe në Kinë”

Juventusi arriti edhe një herë t’i dëshmonte Interit se i duhet ende kohë për të arritur në nivelin e “Zonjës”. Dikush mund të mendoje se s’mund të themi kështu sepse fituan me penallti, por një shprehje që qëndron gjithmonë është: Fati ndihmon gjithmonë më të mirët.

Pas ndeshjes, edhe pse një miqësore, rrjetet sociale kanë qenë të mbushur me deklarata urrejtje, por edhe krenarie. Impaktit të medies sociale nuk ka arritur t’i shpëtojë as Miralem Pjaniç. Boshnjaku shihet entuziast përmes shkronjave në një status në “Instagram”.

“Nëse je në Nanjing të Kinës, në Torino apo Milano, por edhe nëse e bën këtë në muajin korrik, fitorja në derbin e Italisë është gjithmonë e bukur. Do të jetë një sfidë e madhe në kampionat”, shkruan regjisori juventin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *