Derbi Veseli-Memushaj pa fitues, shkëlqen vetëm vlonjati

0

Sot u luajt një derbi shqiptar në Serinë A, sepse Empoli i Veselit priste Peskarën e Memushajt, një sfidë delikate, sidomos për Empolin.

Skuadra toskande duhej të fitonte për t’u qetësuar në renditje, por është ndalur te barazimi 1-1, nga një rival që nuk po toleron askënd, edhe pse rënia është e sigurt.

Empoli shënoi i pari, por Peskara barazoi që në pjesën e parë dhe nuk pati më gola, pavarësisht se barazimi nuk i vlente askujt.

Ndeshje për t’u harruar për Veselin, fajtor te goli i Peskarës dhe shpesh jo i sigurt, duke u vlerësuar me notë mjaft të ulët, 4,5 deri në 5.

E kundërta për Memushajn, sepse kapiteni dha gjithçka në fushë dhe ishte më i miri i takimit, duke marrë notën 6,5 deri në 7 në mediat italiane.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image