Derbi Tirana-Partizani, të premten në 18:00

1

Është zyrtare. Tirana-Partizani do të luhet ditën e premte, më datë 27 shkurt në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”. Derbi i tretë për këtë sezon do të luhet javën e ardhshme, këtë herë jo në fundjavë, as në fillim të saj, një vendim ky që është arritur dy ditë më parë nga ana e dy klubeve në bashkëpunim me FSHF-në.

Takimi pritet të ngjallë interes të lartë, edhe për faktin se këtë herë, tifozët e Tiranës do të jenë në stadium, në ndryshim me derbin e parë të sezonit, ku stadiumi “Qemal Stafa” ishte i boshatisur për shkak të dënimit të bardhebluve nga ana e Komisionit të Disiplinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg