“Derbi” në Durrës, Laçi mund Lirinë e Shkëmbit

Liria e Prizrenit ka ardhur në Durrës për një periudhë përgatitore në prag të pjesës së dytë të szonit, duke shfrytëzuar motin më të ngrohtë dhe kushtet e shkëlqyera në Kompleksin Tropika,

Aty Liria e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka luajtur sot një miqësore ndaj Laçit.

Triumfoi 1-0 skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani, me një gol të shënuar nga mesfushori Fjoart Jonuzi në pjesën e dytë të takimit. Një test i mirë për të dyja skuadrat, njëkohësisht një përballje mes miqsh, edhe për faktin se te Liria luajnë edhe disa lojtarë të njohur në kampionatin shqiptar, ndaj ishte si një derbi i vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *