Derbi më i çmendur në botë, Rosario përmbyt fushën me kukulla

0

Rosario Central-Njuells Old Bojs, ky është derbi më i egër dhe më i çmendur në Argjentinë dhe pse jo, në gjithë botën.

Vërtet, Boka-River është Klasikja e futbollit në Amerikën e Jugut, por kurrë rivaliteti nuk ka qenë aq i egër sa ai i Rosarios, qytet me më shumë se 1 milion banorë dhe vetëm 2 klube të mëdha futbolli, ndryshe nga Buenos Aires.

Javën e shkuar Rosario fitoi derbin e madh ndaj Njuellsit dhe dje në mbrëmje tifozët kishin planifikuar festën e madhe, në sfidën kundër Racingut.

Fitorja kundër Racingut ishte dytësore, pasi të gjithë e kishin mendjen ende te derbi. Zjarr në tribuna, fishekzjarre e tymues që e bënë ndeshjen të vështirë për t’u luajtur, si dhe një çmenduri më vete, që ndali ndeshjen për shumë minuta: kukulla plastike në fushë, të veshura me fanellën e Njuellsit.

Me siguri Rosario do të dënohet rëndë për këto ngjarje, por për tifozët nuk ka rëndësi: një triumf në derbi ia vlen të festohet në mënyrat më të çmendura!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image