Derbi, Ikardi dhe eliminimi nga “Europa League”, Marota nuk kursehet

0

Drejtori i Interit, Bebe Marota ka folur për mediat italiane 24 orë pas eliminit të zikaltërve nga “Europa League”. Në fjalën e tij, drejtori italian foli jo vetëm për eliminimin, por dhe për derbin kundër Milanit dhe për të ardhmen e Ikardit e Spaletit. Në fjalën e tij, Marota u shpreh:

ELIMINIMI – “Kjo humbje nuk sjell me vete ndonjë alibi, as mungesën e lojtarëve, edhe pse në realitet mungojnë 9 dhe nuk është pak për një ekip me 23 futbollistë. Megjithatë, ishte një humbje nga e cila duhet të nxjerrim një mësim”.

OBJEKTIVAT E MBETURA – “Unë e konsideroj Interin ende në një fazë të rritjes së kompanisë, me siguri qëllimi i këtij sezoni mund të jetë vetëm vendi i katërt. Nuk është e lehtë për ta arritur atë, sepse ka konkurrentë të nivelit të lartë”.

DERBI – “Një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare! Duhet të tregojmë cilësitë tona. Spaleti nuk ka përgjegjësi për rezultatet, por janë shumë faktorë që ndikojnë. Presim ndryshime të mëdha”.

IKARDI – “Nuk ka lajme dhe ky është gjithashtu një fakt që duhet të regjistrohet! Ne dimë gjithçka për këtë rast dhe nuk kam për të shtuar asgjë tjetër, por për të ardhmen e tij, unë jam gjithmonë optimist”,- u shpreh Marota.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.