Derbi i Strakoshës, gjithnjë fitues me të rinjtë

0

Thomas Strakosha luajti sërish titullar të dielën në kampionat dhe erdhi një tjetër fitore, pa pësuar gol, ndaj Udinezes.

Tani portieri i Shqipërisë pritet të luajë edhe derbin e Kupës së Italisë, nesër në mbrëmje, pasi Federiko Marketi duket ende larg formës optimale dhe duhet të lërë hapësirë për shqiptarin, në formë të shkëlqyer fizike e mendore.

Përveç kësaj, Strakosha duket edhe një hajmali kundër Romës, sepse kur luante me të rinjtë, me Simone Inzagin në stol, Strakosha fitoi në të katërta përballjet me Romën.

Për këtë arsye, Inzagi mund ta hedhë në fushë edhe për fat, edhe pse Strakosha është vetëm 21 vjeç dhe ende nuk e ka luajtur një derbi në Serinë A.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image