Derbi i shqiptarëve në Suedi, “buzëqesh” Aliti

Fidan Aliti, i transferuar në janar te skuadra e Kalmarit në Suedi, po vazhdon të jetë një titullar i rregullt dhe të jetë i rëndësishëm për ekipin suedez. Po gjatë muajit janar, edhe Egzon Binaku ndryshoi skuadër, duke lënë Malmon për Norkopingun.

Pikërisht këto dy skuadra u përballën sot me njëra-tjetrën dhe Aliti u vu përballë Binakut. Jo fizikisht, pasi Binaku nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri i Norkopingut. Ndryshe nga mëngjarashi kuqezi, Aliti luajti 90 minuta, madje dhe asistoi golin e dytë të skuadrës së tij.

Ndeshja mes dy skuadrave u mbyll në barazim 2-2.

Legjionarët tjerë që kanë zbritur në fushën e lojës: Mbrojtësi Besir Demiri me Mariupolin luajti 90 minuta, ndërsa Kristi Qose fitoi përballë ish-ekipit të tij, Mihalovce.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *