Derbi i së vërtetës, Gatuzo ka shansin e fundit

0

Një paraqitje e mirë ndaj Interit nëpërballjen e Kupës së Italisë do të ngjallte shpresat e tifozëve kuqezi, në të kundërt“kryqëzohet”Gatuzo

Pa një fund të mallkuar. Edhe një humbje, edhe një njollë tjetër e zezë, dhe gjithnjë me Milanin. Vendimi i tifozëve më të flaktëështë inteligjent. Nëderbi gjithmonë janë me djemtë, përjetësisht me kuqezinjtë. Në fund të nëntëdhjetë minutave janë të gjithë të lirë të protestojnë. Tashmë duhet unitet, të paktën nëpër tribuna.

Vërshëllimat ndaj Donarumës

Nuk duhet të jemi dakord më vërshëllimat në adresë tëDonarumës, kur ai hyn në fushë, hyn si portier i Milanit. Nuk duhet të na interesojnë llogaritë bankare të tij, duhet ta mbështesim, t’i qëndrojmë pranë, sepse nëse ai nuk është i qetë rrezikon të pësojë gola. Dhe në atë moment kush humbet? Sigurisht qëMilani! Nuk ishte me fat në atë top që i shpëtoi në një moment të keq, që nuk ka kursyer as Xhixhon. Topi i kaluar mes shalësh pa dyshim qëështë produkt i vërshëllimave që ai i dëgjoi qartë para se të goditej për në rrjetë. Të mos bëjmë shaka një moment, ai është një lojtar me klas botëror. Në fakt portieri i ri ka konfirmuar lartësinë e tij në pjesën e dytë, në pritjet rrëshqitmas me tokën dhe në devijimet e vështira. Ai ishte një nga gabimet e para në këto dy vite si titullar. Duhet kuptuar dhe duhet mbështetur.

Përballja me Interin

Megjithatëështë një moment jo shumë komfort për tifozët kuqezi, që po shohin një skuadratotalisht në vështirësi psiko-fizike. Nuk mbahet mend një moment kaq i komplikuar në të gjitha nivelet, por të mërkurën të gjithë do të jenë aty, në San Siro, para televizorit ose me veshët ngjitur me radion për të vuajtur bashkë me djemtë. Derbi erdhi në një moment ideal dhe kjo nuk është çmenduri. Sot të mundësh një skuadër të një niveli të dytë, gjë që nuk po e arrin ky Milan i sotëm, nuk do ta ndihmonte skuadrën në këtë fazë të sezonit. Këtë e vërteton edhe fitorja ndaj Veronës në Kupën e Italisë, më pas nuk gjen dot veten në dy ndeshjet e dështuara. Nëse arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale mund të ishte një ogur i mirë, për të tentuar më tej daljen nga kjo krizë me paraqitje mediokre. Në rast të një humbjeje problemet do të ishin të mëdha, natyrisht që nuk do të kishte si të shkonte më keq.

Zgjedhjet e Gatuzos

Trajneri Gatuzo duhet t’i përzgjedhë lojtarët që do të hedhë në fushë duke i gjykuar teknikisht dhe taktikisht. Duhet të shohë djemtë e tij në sy dhe duhet të zgjedhë më kurajozët, më të guximshmit, ata që nuk kanë frikë dhe komplekse. Për të qenë më të saktë, duhen njëmbëdhjetë Gatuzo në fushë. Njëmbëdhjetë luanë, ashtu siç këndon edhe “CurvaSud”. Tifozët duhet ta zbukurojnë pemën me shumë topa kuqezi dhe ato duhen vendosur në majë. Të jenë të gjitha lart, ashtu siç duhet të ishte Milani.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.