DERBI I PAQES/ Bombat atomike rrafshuan dy qytete, futbolli “i rikrijoi” sërish!

Nga Anton Cicani

Ishte 6 gushti i vitit 1945 kur avioni bombardues amerikan “Enola Gay” me një operacion që kishte marrë “dritën jeshile” nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Truman, shfarosi Hiroshimën… Fillimisht, objektivi amerikan duhet të ishte Kokura, rrip i ngushtë toke që ndan anën jugore të Japonisë nga pjesa tjetër e vendit, por në fund strategët amerikanë zgjodhën pikërisht Hiroshimën, që ndodhej e pozicionuar në veri-lindje. Kokura ndodhej e kufizuar nga dy pjesë të detit dhe kështu që fuqia bërthamore nuk do të kishte pasur mundësi të përhapej.

Për të njëjtin motiv, në prani të lumenjve apo liqeneve përreth qyteteve u përjashtuan nga operacioni Nigata dhe Kyoto. Ishte Truman ai që u akordua me sekretarin e luftës së shtetit të tij, Stimson, që zgjodhën Hiroshimën.

Motivi tjetër? Sepse ishte bazë ushtarake dhe me furnizim industrial për ushtrinë perandorake japoneze, por edhe sepse ishte më e populluara. Duhej një aksion i fortë, i tmerrshëm, i llahtarshëm që të gjunjëzonte Japoninë, që po rrezikonte praktikisht gjithë botën.

Amerikanët kishin dhënë “ok” për një sërë bombardimesh në shumë qytete të tjera, por në Hiroshima duhej dhënë goditja “fatale” dhe u zgjodh bomba atomike.

Nagasaki, sakaq, prej fillimit ishte një objektiv primar: ishte porti kryesor i Japonisë dhe kantieret e saj vazhdonin që të punonin për të prodhuar dhe riparuar luftanije, 24 orë në 24. Projekti “Enola Gay”  – emri i nënës së komandantit Tibets, që ishte ai që drejtonte B29, hodhi bombën e parë – nisi zyrtarisht më 5 maj kur Trumani kërkoi furnizimin me tre bomba atomike në laboratorët e Los Alamosit, që punonin prej dy vitesh për këtë projekt dhe kishin mbyllur edhe fazën e eksperimentimit.

Bombat ishin gati: quheshin “Little Boy” dhe “Fat Man”. E para u zgjodh për Hiroshimën: pesë tonelata hekur që përmbanin 65 kilogram uran 235 me një fuqi rreth 15 kiloton.

Tre bombat u imbarkuan për Marianne dhe aty, dy nga ato, dy muaj më pas, do të karikoheshin mbi avionët B29 që më 6 gusht duhet të shënjestronin Hiroshimën dhe me 9, me një tjetër operacion të ndarë, Nagasakin. Llogaritet që personat që mbetën të vrarë si pasojë e dy shpërthimeve ishin 150 mijë.

E pamundur të ndërtosh skemën e zezë se sa të tjerë do të vdisnin vitet në vijim si pasojë e radioaktivitetit, në tokë dhe ajër.

Avionët B29, që fluturonin mbi vend, nuk numëroheshin më, por fakti më i rëndësishëm dhe që praktikisht i dha fitoren Amerikës ishte shkatërrimi i 85% i forcës ajrore të Japonisë. US Air Force dërgoi pese avionë spiunë përpara se të lëshonte bombën atomike në Hiroshima dhe 3 bombat me hidrogjen në Nagasaki përpara se t’i jepej B29 Bockscar të pilotuar nga majori Suenei detyra për të hedhur bombën e dytë, “Fat Man”, që përmbante 4 kilogram pluton de që ra mes arsenalit kombëtar dhe kapanonëve të Mitsubishit.

Nga Japonia asnjë rezistencë: dy avionët kaluan, hodhën bombat dhe mezi qëndruan në qiell si pasojë e tronditjes së madhe. Pas pak kohësh, Perandori do të ngrinte flamur të bardhë, duke u dorëzuar dhe dalë nga konflikti.

Hiroshima sot është një qytet i mrekullueshëm, i gjelbër, i pasur me parqe dhe zona studimi por edhe një muze në qiell të hapur dedikuar atij që ka qenë një nga sakrificat më tragjike të njerëzimit. Qyteti është ringritur nga një tërmet dhe nga një tufan. Pagoda e Paqes është një nga monumentet më të vizituar të gjithë Japonisë, ashtu si Muzeu i Paqes dhe Memories, që u përurua dhjetë vjet pas bombës atomike.

Nagasaki ka mbajtur konotacionin industrial, por edhe theksuar vokacionin shpirtëror: bëhet fjalë për një nga qytetet më fetare dhe të frymëzuara të vendit.

Harku i Ground Zero në Sano Shire vizitohet çdo ditë nga qindra persona: më 10 gusht këtu, ashtu si në Hiroshima, është ditë e kujtimit dhe reflektimit.

Imazhi i rrathëve koncentrikë që zbulohen në tokë në pikën ekzakte të impaktit të bombës është i jashtëzakonshëm. Sidoqoftë, ajo që ia vlen të theksohet se çdo vit amerikanët e vizitojnë me miliona që prej vitit të tmerrshëm 1945, ashtu si çdo vit, japonezë hedhin lule në Pearl Harbour, ku nisi edhe konflikti i vërtetë në Paqësor.

Nga historia në fushë, në futboll, aty ku pasioni identifikohet më së miri, në fushë kanë zbritur dy skuadra të dy qyteteve që kanë “thithur” urrejtjen e luftës dhe sidomos aspektin më çnjerëzor të shfaqur ndonjëherë në histori…

Dy skuadra, dy histori të njëjta dhe një fakt: gjithçka ka kaluar, por nuk është harruar. Në një anë Hiroshima, në tjetrën, Nagasaki, në atë që mund të quhet derbi i paqes. Në “Edion Stadium” të Sanfreces së Hiroshimës, tifozët kanë ardhur në heshtje dhe ashtu kanë qëndruar edhe një minutë pasi topi ka nisur në qendër, për dy skuadra që kanë jetuar historinë e tyre futbollistike gjithmonë në prapavijë, por që sot luajnë në J League, kampionati elitar.

Kapiteni i Sanfrece Hiroshimës, Toshihiro Aojama ka thënë: “shpresoj që kjo ndeshje t’i shërbejë të gjithë spektatorëve në çdo vend të botës për të kuptuar vlerën e vërtetë të paqes”.

Sanfrece ka veshur fanellën me nr.86, duke kujtuar 6 gushtin sipas modalitetit të kalendarit ndërkombëtar ndërsa të gjithë futbollistët e V Varen Nagasaki kanë veshur fanellën me nr.89, pra 9 gusht.

Dhe, kurioziteti qëndron në faktin që të dy skuadrat kërkuan në federatë që ndeshja mes tyre të luhej në javën e dytë të gushtit.

Për kronikë, Hiroshima fitoi 2-0, por pak rëndësi ka në një “Derbi Paqeje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *