Derbi i Milanos, 1/8 e botës përpara tv!

0

Plot 862 milionë spektatorë do të ndjekin derbin Inter-Milan. Nga ata, 500 milionë vijnë nga Lindja e largët, teksa pjesa tjetër në Europë. Orari nuk favorizon vetëm Amerikën

Më shumë se 4 milionë euro fitime për derbin e sotëm. Fjala është për rekordin absolut të Serisë A. Shtatorin e shkuar, Inter-Juventus regjistruan edhe arkëtime deri në 3,943,000 euro. Dhe ndryshimin e bën sektori i miqve. Disa vende bosh në ndeshjen me bardhezinjtë, por është një “sold”out” për sot. Orari është ai 12.30, një herë e parë absolute përsa i përket sfidës prestigjoze e gjitha milaneze, ka nxitur interesin ndërkombëtar, sidomos të apasionuarve kinezë, më shumë akoma pas “kolonizimit”të dy klubeve milanezë nga Suning dhe Jonghong Li.

RAPORTI – Për të treguar këtë kanë dalë edhe të dhënat e Serisë A. Sipas raportit të komisionuar nga M&P Silva, deri te Nielsen Sport, Inter-Milan do të arrijë të ndiqet nga plot 862 milionë telespektatorë në të gjithë botën dhe mund të bëhet ndeshja më e parë e të gjitha kohërave në tv, falë 39 televizione të ndryshme që e transmetojnë. Janë 550 milionë  kinezët që do e ndjekin ndeshjen përmes dy kanaleve që kanë të drejtat e Serisë A në Kinë. Ndërkohë, është vendosur që edhe derbi i Romës, që do të luhet më 30 prill, do të luhet në orën e drekës. Pikërisht për t’i dhënë mundësi kinezëve ta shohin.

Amerika në gjumë – Por, ndërsa në Europë dhe në Lindjen e largët, pra Azi (Kinë më së shumti), të gjithë do të jenë përpara tv për të ndjekur sfidën, në sajë të orarit të favorshëm, do të mungojë në këtë përballje audience përtej Atlantikut. Motivi ka të bëjë me diferencës e orës, pasi për të ndjekur këtë sfidë, në Amerikë, duhet që të zgjohesh të paktën në orën 5 të mëngjesit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image