Derbi i Madridit në Champions!

0

Është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Shorti ishte i hapur, pa asnjë kufizim dhe kriter.

Real Madridi, kampion në fuqi, është vendosur përballë Atletiko Madridit, një derbi i egër. Për të katërtin vit rresht përballen dy rivalët e qytetit, me Realin që ka fituar dy finale rresht ndaj rivalit historik. Ndeshja e vajtjes do të luhet në Santiago Bernabeu.

Juventusi, që eliminoi Barcelonën në çerekfinale, do të ndeshet me Monakon, me ndeshjen e vajtjes që do të luhet në Principatë.

LIGA E KAMPIONEVE / GJYSMËFINALE

Real Madrid – Atletiko Madrid (vajtje 2 maj – kthim 10 maj)

Monako – Juventus (vajtje 3 maj – kthim 9 maj)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image