Derbi i kryeqytetit, si pritet të luajnë Tirana e Partizani

E premte, ora 18:00. “Selman Stërmasi” do të jetë arena ku Partizani dhe Tirana do të matin forcat. Bardheblutë nuk ia kanë dalë dot të fitojnë në 14 përballjet e fundit me “demat e kuq” dhe tentojnë të gëzojnë veten dhe tifozët me një rezultat pozitiv.

Interes të madh ka për formacionet që do të zbresin në fushë. Te Partizani dilema e vetme është Esat Mala. Mesfushori pati probleme para ndeshjes me Flamurtarit. Pavarësisht dhimbjeve në kavilje ai luajti ndaj vlonjatëve, por para derbit është përgatitur vetëm dy ditë i diferencuar.

Gjithsesi gjithçka është e planifikuar, në mënyrë që Mala të mos rrezikojë. Nesër në derbi me shumë mundësi do të jetë nga minuta e parë. Nuk priten ndryshime nga takimi i fundit i vlonjatëve. Xhika mbetet në portë, ndërkohë që edhe Mensah është votëbesuar si titullar.

Partizani (formacioni i mundshëm): Xhika – Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi – Hila, Telushi – Asani, Mensah, Mala – Bardhi

Te Tirana po ashtu vetëm një dilemë është, pasi sulmuesi anësor Bedri Greca do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kobinah dhe Blazhevski janë alternativat për sulmin, repart ku pritet të luajë edhe Sentamu. Pjesa tjetër e formacionit do të mbetet e pandryshuar. Të grumbulluar në derbi pritet të jenë edhe Gentian Muça e Majkëll Ngo.

Tirana (formacioni i mundshëm): Abibi – Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami – Karabeci, Mauexhe, Daja – Hasani – Kobinah (Blazhevski), Sentamu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *