Derbi i kryeqytetit, ideja për ta rikthyer që këtë sezon

Ajo që është konsideruar ndeshja me e bujshme e futbollit shqiptar prej me shumë 7 dekadash, teorikisht, duhet të bëjë një vit pushim. Praktikisht jo. Kryeqyteti nuk mund te privohet nga sfida e jetës, dueli i tifozëve, 90 minutat më emocionuese luajtur ndonjëherë në zemër të Shqipërisë. Tirana-Partizani, apo anasjelltas, si mund të qëndrosh një vit pa e parë këtë ndeshje?!

Por si mund të bëhet? Partizani në Superiore, Tirana në Kategorinë e Parë? Miqësore! “Miqësore” mos e thoni kurrë…

Ideja është e Alban Jahos, drejtorit të përgjithshëm të Digitalb, pasionant i madh i futbollit shqiptar, Superiores, dhe mbi te gjitha i ndeshjes që sjell 10 herë më shumë tifozë se në një ndeshje te zakonshme. Duhet një turne, dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje, që mund të luhen në janar.

Alban Jaho është një nga ata që nëse një vendim e merr, e bën! Për momentin është vetëm një ide, së shpejti do negociohet me dy presidentët dhe federatën. Ky qytet nuk mund të qëndrojë pa derbi. Qoftë dhe një vit. Në janar mund te kemi sërish ndeshjen e madhe! Pastaj, nëse kupa rezervon ndonjë përballje në turet finale, do të harrohej tërësisht që Tirana i mungoi Superiores këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *