Derbi i historisë/ Një tjetër rekord që thyhet, shihni formacionet e mundshme

Në 19:00 “Air Albania Stadium” do të pres ndeshjen më të shumëpritur të Superligës. Luhet derbi Partizani – Tirana. Si asnjëherë më parë super sfida luhet në një nga ambjentet sportive më të mëdha në vend. Në arenën e dikurshme të demave të kuqëve veç historisë ka vend edhe për rekorde.

Brenda 24 orëve më shumë 17.500 bileta u shitën për tifozët në një kohë mjaft të shpejtë. Interesimi i jashtëzakonshëm deri diku ishte i pritshëm ndonëse numri i lartë i ulëseve në “Air Albania” u dyshua se nuk do të ishte i tejmbushur. Rekordi i radhës ishte edhe shuma e mbledhur nga shitja. Përafërisht shuma e mbledhur shkon afërsisht në 180 deri në 200 milion lekë të vjetra, Partizani – Tirana bëhet kështu edhe ndeshja më e ndjekur në histori e Superligës. Shumë e cila u premtua se do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekur nga tërmeti sipas presidentit Demi. Ndërkohë më poshtë gjeni edhe formacionet e mundshme. /Sport Ekspres/

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Hoxha, Boldor, Belica, Bitri, Melo, Romero, Hyseni, Trashi, Idrizaj, Solomon, Bardhi

Tirana: Lika, Kërciku, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Torasa, Celhaka, Kobina, Ngo, Halili