Derbi i Evropës mes spektaklit dhe hakmarrjes, sot sytë në Mynih

0

Për vetë historinë e tyre në Evropë (17 trofe në Champions së bashku), për vetë historinë e përballjeve të tyre në Evropë (25 ndeshje, më shumë se çdo çift tjetër), përballja e sotme mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit mund të etiketohet dhe si derbi i Evropës. Një derbi sa spektakolar po aq dhe intrigues për historitë e zhurmshme, ku pa dyshim nga të dyja palët shihet si një mundësi e artë revanshi.

Për Bajernin dhe për Realin kjo është një përballje ku kërkohet revansh për shumë arsye. Nga njëra anë, Zinedin Zidan kërkon shpagim ndaj Jup Hajnkesit për atë finale të humbur ndaj Realit në vitin 1998, kur luante për Juvntusin. Nga ana tjetër, Bajerni kërkon hakmarrje për atë eliminim plot polemika në çerekfinalet e sezonit të kaluar.

20 maj 1998, 25 prill 2018, plot 20 vjet më pas Jup Hajnkes dhe Zinedin Zidan gjejnë përballë njëri-tjetrin nën sytë e të gjithë botës. Asokohe luhej në Amsterdam dhe në lojë ishte Liga e Kampioneve. Sonte luhet një vend për në finale, me takimin e kthimit në Madrid më 1 maj.

Historia – Në maj të vitit 1998 Hajnkes – sot trajner i Bajernit – ishte nën drejtimin e Realit të Madridit me idenë e qartë në kokë se çfarëdo të ndodhte në finale e Amsterdamit kundër Juventusit do të largohej nga drejtimi i “los blancos”. Për teknikun gjerman sezoni në La Liga kishte qenë një ferr i vërtetë dhe që kishte vulosur dhe largimin e tij nga Madridi. Sot, 20 vjet më pas Hajnkes ka besimin e plotë të Bajernit. i thirrur në emergjencë nga Hënes për të zëvendësuar Ançelotin ai është gati të udhëheqë Bajernin drejt një tjetër suksesi historik si ai në vitin 2013 kur ishte po Hajnkes në krye. Në vitin 1998, Zinedin Zidan – sot trajner i Realit të Madridit – ishte vetëm 25 vjeç dhe një nga yjet e Juventusit. Në vitin 1996 kishte humbur një finale në Kupën UEFA me Bordonë kundër Bajernit! Në vitin 1997 kishte humbur Ligën e Kampioneve në finalen e Mynihut kundër Dortmundit! Tripleta e humbjeve të tij përballë një gjermani në mes u kompletua në vitin 1998 në Champions në “Amsterdam Arena” kur Juventusi mundej 0-1 nga Reali i Jup Hajnkesit me gol vendimtar të Pedrag Mijatoviç. Në Madridin e asaj kohe ishin figura me peshë Shuker, Sançiz, Hierro, Panuçi, Redondo.

E shtata pas 30 vitesh – Hajnkes i ktheu titullin evropian Realit pas më shumë se 30 vitesh pritje, ishte titulli i shtatë. Katër vjet më vonë Zidan do të realizonte triumfin e tij të parë përballë një jklubi gjerman, kur me Realin fitonte përballë Leverkusenit në finale e Gllazgout falë një perle të vetë atij.  

Ndryshim mentaliteti – Duke folur para finales së vitit 1998 (Real-Juventus), Jup Hajnkes, asokohe 52 vjeç, deklaronte për “Marca”: “Nuk kam ndër mend të jem trajner kur të kem mbushur 60 vjeç”. Në fakt kjo ka qenë një “gënjeshtër e vogël”, sepse tani që Jup Hajnkes në krye të Bajernit do të përballet me Bajernin e Mynihut, ai është 72 vjeç dhe më nëntë maj do të mbushë 73! Do të ishte vërtet diçka e bukur që 73 vjeç të shkonte në finale dhe pse jo ta fitonte atë. Kjo do ta bënte atë trajnerin më të moshuar në histori që do të fitonte Ligën e Kampioneve.

Zidan – Fatet e Zinedin Zidan dhe Jup Hajnkes janë kryqëzuar sërish dhe në vitin 2013, kur Zizu, asokohe këshilltar i presidentit të Realit, Florentino Perez këmbënguli për të zgjedhur Karlo Ançelotin dhe jo Hajnkesin si trajner të Realit. Sikurse në vitin 1998, edhe në vitin 2013 – nën drejtimin e Bajernit – Hajnkes e dinte fare mirë se në fund të sezonit do të largohej për t’i bërë vend Pep Guardiolës. Dhe ai e mbylli në mënyrën më të bukur të mundshme, duke i dhuruar tripletën Bajernit, e vetmja në historinë e këtij klubi. Për Hajnkesin ishte finalja e dytë radhazi, pas asaj të humbur në shtëpi. Për Zizunë historian is pak më vonë, në janar 2016 kur zëvendësonte Rafa Benitezin. Dhe që nga ajo ditë nuk ka njohur eliminim në Champions: dy finale të fituara dhe 10 kualifikime radhazi. Hajnkes nga ana e tij nuk njeh eliminim që nga viti 1991, me dy finale të fituara dhe një të humbur. Njëri nga të dy do të dorëzohet të martën e 1 majit. Nëse kalon Hajnkes do të presë finale për të mbyllur karrierën. Zizu, cilido qoftë rezultati do të vijojë të drejtojë. Por ai të paktën e dëshiron një kualifikim përballë profesorit të tij. Për këtë ka pritur 20 vjet.

Bajerni deri në gjysmëfinale

Grupe

Bajern – Anderleht 3-0

PSG – Bajern 3-0

Bajern – Sëlltik 3-0

Sëlltik – Bajern 1-2

Anderleht – Bajern 1-2

Bajern – Paris SG 3-1

1/8 e finaleve

Bajern – Beshiktash 5-0

Beshiktash – Bajern 1-3

Çerekfinale

Sevilja – Bajern 1-2

Bajern – Sevilja 0-0

Reali deri në gjysmëfinale

Grupe

Real Madrid – Apoel 3-0

Dortmund – Real Madrid 1-3

Real Madrid – Totenham 1-1

Totenham – Real Madrid 3-1

Apoel – Real Madrid 0-6

Real Madrid – Dortmund 3-2

1/8 e finaleve

Real Madrid – Psg 3-1

PSG – Real Madrid 1-2

Çerekfinale

Juventus – Real Madrid 0-3

Real Madrid – Juventus 1-3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here