Derbi i basketbollit, gjoba dhe paralajmërim për tifozët

Ndeshja e basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës të shtunën në “Asllan Rusi” pati ngjarje pa fund jashtë pallatit të sporti dhe tre tifozë të skuadrës së kuqe u arrestuan pasi kundërshtuan policinë dhe tentuan të godasin uniformat blu.

Ndërkaq, 14 tifozë të skuadrës së Tiranës të cilët u bënë protagonist për ndërprerjen e takimit të basketbollit në derbin e kryeqytetit, që u luajt më 27 tetor në fushën sportive “ Farie Hoti ”, janë gjobitur me shuma të konsiderueshme. 10 deri 15 mijë lekë ka qenë masa administrative që është marrë ndaj tifozëve thonë burime nga policia e Tiranës për Top-Channel. Këta individë janë futur edhe në listën e zezë dhe në rast se do të rezultojnë përsëritës do t’u pezullohet hyrja në stadiume dhe mjedise të tjera sportive për një periudhë deri në 2 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *