Derbi i Ballkanit/ Luajnë mirë te ekipet dhe jo te Serbia? Trajneri kroat i shan lojtarët me fjalor rruge

Serbia dhe Kroacia mund të ndeshen së bashku në grupet e Europianit, por e gjitha kjo mbetet në dorën e serbëve dhe kombinimeve që mund të vijnë gjatë “Ligës së Kombeve”. Kjo pasi Serbia do ta kërkojë Europianin prej andej, ndërsa Kroacia është e siguruar.

Një deklaratë kontraverse ka bërë trajneri legjendar kroat, Miroslav Blazevic. Teksa çuditërisht uron kualifikimin e Serbisë, madje edhe në një përballje me Kroacinë, nuk ngurron ta teprojë me fjalët për lojtarët serb. Kjo pasi këta të fundit luajnë me shumë ekipe të njohura, por në Kombëtare nuk japin më të mirën.

“Unë uroj dhe dëshiroj që ata të shkojnë në Europian dhe të kenë një përballje me Kroacinë. A nuk do të ishte e bukur në Europian? Vetëm të dalin nga play-offi dhe unë besoj se do ia dalin. Kjo pasi Serbia është më mirë se të gjithë atje në Ligën C. Ata nuk kanë lojtarë më të dobët se Kroacia. Celësi i suksesi është trajneri”.

Pastaj kur flitet për humbjen e thellë nga Serbia 5-0 ndaj Ukrainës, Blazevic e ekzagjeron me gjuhën e përdorur: “Në p… të mamasë pastaj nëse ka ndonjë lojtar të Manchester, Real apo Barcelona që i kanë më të rëndësishme këto ekipe si Kombëtaren. Kur vjen te Kombëtarja ti nuk je lojtar i Manchester, por i Kombëtares. Djali im, askush nuk po luan askund, a e kupton? Të gjithë luajnë për Kombëtaren”, ka thënë Blazevic. /Sport Ekspres/