Derbi i Anamoravës nuk ka fitues, skuadrat e mbyllin me nga 10 lojtarë

Derbi i Anamoravës midis Gjilanit dhe Dritës është mbyllur në barazim 0 – 0. Sfida u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë, për shkak të punime që po kryen në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Numri i tifozëve të pranishëm në stadium ishte i konsiderueshëm po të marrësh faktin se ndeshje e sotme ishte një transfertë për të dyja skuadrat. Në tribuna nuk munguan as koreografitë nga tifo-grupi i Skifterave dhe Intelektualëve.

Pjesa e parë pati pak raste për shënim. Në këtë fraksion loje, arbitri ndëshkoi nxori me të kuqe Ansi Nikën e Gjilanit dhe Haxhi Nezirajn e Dritës. Gjatë pjesës së dytë të dyja skuadrat rrezikuan, por pa mundur të zhbllokojnë rezultatin.

 

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *