Derbi i Anamoravës, kjo deklaratë e Intelektualëve do i tërbojë tifozët e Gjilanit

0

Tirana-Partizani do të tërheqë vëmendjen ditën e premte, por këtë fundjavë ka edhe një tjetër derbi në shqiptari. Është ai mes Gjilanit dhe Dritës kampione në fuqi të Kosovës. Ngacmimet ndërkohë kanë nisur.

Intelektualët kanë bërë një deklaratë së fundmi dhe tregojnë se për ta ndeshja me Gjilanin është thjesht e radhës. Ata sjellin edhe këndvështrimin e tyre dhe sigurisht që tifozët e kuq të Gjilanit nuk do të ndjehen mirë kur të lexojnë atë që thuhet për klubin e tyre.

“Derbi i Anamoravës? Një ndeshje për t’u quajtur derbi duhet të plotesohen disa kushte, fillimisht duhet që 2 skuadrat të kenë në sirtar tituj kampioni, dhe së dyti duhet të kenë vite egzistencë ose edhe histori pas vetes.

Ndeshja e radhës na vë përballë një skuadre pa traditë, pa kulturë mbi të gjitha, përballë kemi një skuadër që ka tentuar ta trashëgojë historinë e ekipit të shkijeve, pra nga klubi që ka ADN në Serbi. Por ta lëmë anash të kaluarën dhe të shohim të tashmen, pasi rivali në fjalë nuk është se ka shumë të kaluar dhe traditë, skuadra rivale në fjalë, ajo provinciale përballjen ndaj Dritës gjithmonë e ka pasur speciale, sepse gjithmonë ka pasur përballë një skuadër kampione e me traditë, siç është Drita.

Për Driten derbi i vërtetë janë kupat e Evropës, saktësisht  “Champions League”, thjesht për një arsye të vetme, sepse nuk mund të quhet derbi kur një skuadër është provinciale e tjetra garon në garën më elitare për klube, Ligën e Kampioneve”, shkruajnë Intelektualët në faqen e tyre në Facebook.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.