Derbi gjerman në Europa League, Junajtid kundër Rostovit

0

U hodh sot shorti i 1/8-ave të finaleve në Europa League, kompeticion mjaft interesant, ku garojnë edhe emra të mëdhenj si Mançester Junajtid.

Skuadra e drejtuar nga Zhoze Murinjo është favorite e madhe për të fituar trofeun dhe pasi eliminoi me lehtësi Sent Etienin në turin e shkuar, tashmë do të përballet me rusët e Rostovit, që deri tani kanë shkëlqyer, por nuk kanë ndonjë eksperiencë të madhe ndërkombëtare.

Sfida më interesante është pa dyshim derbi gjerman mes Shalkes e Borusias së Mënshengladbahut, me këtë të fundit që mahniti Europën dje, duke fituar në Firence 4-2, në një kohë që Fiorentina kryesonte 2-0 në fillim të ndeshjes.

Sfidë tjetër shumë tërheqëse është ajo mes Lionit e Romës, dy skuadra që kanë shënuar me lehtësi në Europa League dhe shpresojnë t’i shkojnë deri në fund kompeticionit.

Derbi edhe në Belgjikë, ku Genk e Gent do të vihen përballë, duke garantuar të paktën një belge në çerekfinale, por edhe Anderlehti ka shanset e veta, sepse përballet me APOEL-in e Nikozisë, që në fakt habiti dje, duke eliminuar Atletik Bilbaon.

Selta Vigo, pasi eliminoi bujshëm Shahtarin, udhëton sërish në lindje, sepse do të ndeshet me Krasnodarin rus, ndërsa Olimpiakosit nuk i ndahen ndeshjet derbi, sepse pasi eliminoi Osmanlisporin, tashmë përballet me një tjetër klub turk, Beshiktashin.

Derbi edhe në veri, sepse FC Kopenhageni do të përballet me Ajaksin.

Ndeshjet e këtij turi do të luhen më 9 dhe 16 mars.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here