Derbi është i Seltikut, Xherard pëson humbjen e parë

0

Derbi i madh i Skocisë, mes Seltik e FC Reinxhers, ngjallte interes të jashtëzakonshëm pasditen e sotme, edhe për faktin se Reinxhers drejtohet nga Stivën Xherard, i cili sfidonte ish-trajnerin e tij në Liverpul, Brendan Roxhers.

Edhe pse duket një sezon plot ambicie, Reinxhers e ka nisur keq dhe ka pësuar humbjen e parë sezonale, duke u mundur 1-0.

Një ndeshje që ashtu si pritej u dominua nga Seltiku, që pas një ore lojë gjeti golin me Olivier Nçam, ndëraa goditi shtyllën 4 herë.

12 ndeshje pa humbje për Roxhers, ndërsa Xherard pëson humbjen e parë në 13 ndeshje në drejtim dhe në kampionat ka mbetur shumë pas, sepse ka vetëm 5 pikë në 4 ndeshje, një start zhgënjyes, ndër më të dobëtit në dekadat e fundit.

Rezultati i sotëm do të thotë që Reinxhers nuk e fiton derbin prej marsit 2012.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.