Derbi edhe për Pashkë e ditëlindje: Lacio uron e para, epike replika e Romës!

0

Lacio dhe Roma kanë festuar në mënyrën e tyre ditën e djeshme. Ishte festa e Pashkës, por edhe ditëlindja e Romës, qytetit të përjetshëm që u themelua me 21 prill të vitit 753 para lindjes së Krishtit. Tifozët e dy skuadrave kanë një armiqësi dhe urrejtje të madhe kundrejt njëri-tjetrit, ndërsa dy klubet kanë uruar ditëlindjen e Romës në mënyrat e tyre.

Të parët ishin lacialët. “Ty, që na ke dhënë nderin të jemi skuadra juaj e parë: urime, Caput Mundi”, shkruan klubi bardhekaltër në rrjetet sociale, duke mos e përmendur fare emrin e qytetit dhe “armiqve” të së njëjtës tokë. Në vend të Romës kanë shkruar “Caput Mundi” që vjen nga latinishtja dhe do të thotë: Roma, kryeqyteti i botës.

Lacio është krijuar në vitin 1900, kurse verdhekuqtë 27 vite më vonë. Të parët krenohen me këtë fakt dhe nuk rreshtin kurrë së përsërituri me zë të lartë diçka të tillë.

Nuk ka munguar urimi i Romës dhe replika me Lacion. “63-i horizontalisht, kryeqyteti i Italisë” dhe një fjalëkryq në të cilin shkruhet fjala Caput Mundi brenda katër hapësirave që do të përmbanin fjalën Roma.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.