Derbi edhe brenda familjes/ Tirana feston në lokal nate, djali i Edi Ramës me Michael Ngo

Tirana e ka festuar shumë fitoren e arritur ndaj Kukësit. Kjo pasi bëhej fjalë për një përballje direkte për titull, ndërsa mënyra sesi u përmbys rezultatin nga 1-0 në 1-2 brenda dy minutave, ishte një emocion më vete për bardheblutë.

Lojtarët kanë festuar në lokal nate, ndërsa po nisin tashmë stërvitjen për ndeshjen e radhës. Këtë herë flitet për derbin e Shqipërisë, pasi do të luajnë përballë Partizanit. Michael Ngo ka postuar një foto në “Instagram” ku shihet me djalin e kryeministrit Edi Rama, Gregor Ramën. Ndërkohë që xhaxhai i tij, ka postin e drejtorit sportiv te Partizani. Pra një derbi do e kemi edhe brenda familjes… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *