Derbi do të zërë vend në “Air Albania”, ja kalendari i javës së 15 në Superiore

Superiorja do të luajë javën e 15 të saj këtë fundjavë, ku vëmendja kryesore do të jetë te derbi i kryeqytetit. Pikërisht kjo ndeshje do të jetë ajo që do të nisë gjithçka, me dy skuadrat që do të zbresin në fushën e “Air Albania” ditën e premte, më datë 13 dhjetor në orën 19:00.

Ndërkohë ndeshjet e mbetura do të zhvillohen të gjitha një ditë më pas. Kështu, të shtunën do të luhen 4 takime të ndara në dy orare. Fillimisht do të jenë Flamurtari që do të presë Bylisin, si dhe Laçi që do të kërkojë ecurinë pozitive edhe ndaj Luftëtarit, në orën 13:00 të së shtunës së ardhshme. Ndërsa vetëm 3 orë më pas, në orën 16:00, Kukësi do të përballet me Teutën, kurse skënderbeu do të presë në Korçë shkodranët e Vllaznisë./sport Ekspres/