Denver dhe Pelicans janë super, Griffin udhëheq Pistons

0

Denver Nuggets vijojnë serinë e fitoreve në NBA. Këtë herë kanë mposhtur Sacramento Kings në shtëpi me rezultatin 126-112. Tre perioda të dominuara prej tyre dhe në fund lëshuan, por diferenca e akumuluar ishte e madhe dhe në fund iu gëzuan fitores.

Nuggets e nisëm mirë, teksa periodën e parë e mbyllën 33-26. Sërish në avantazh edhe në të dytën: 35-29. Gjysma e parë e lojës u mbyll me 13 pikë avantazh, ndërkohë që pas periodës së tretë u rrit në 24 pikë. Sacramento Kings shënoi dhjetë pikë më shumë në periodën e fundit, por që nuk mjaftonin për të përmbysur rezultatin.

Në rrugë të mbarë edhe New Orleans Pelicans, që thyen 116-109 Los Angeles Clippers. Gjysma e parë e lojës u mbyll me avantazhin e ngushtë të miqve, të cilët shënuan tre pikë më shumë. Me fillimin e periodës së tretë Pelicans treguan tjetër fytyrë, teksa e mbyllën atë 32-22. Ky avantazh i krijuar u mbrojt më pas, pasi perioda e fundit u mbyll në barazim 25-25.

Anthony Devis me 34 pikë e 13 topa të rikuperuar ishte njeriu i ndeshjes. Ndihmë të madhe dha edhe Nikola Mirotiç, me 18 pikë e 12 rikuperime. Për miqtë spikatën Tobias Harris (26 pikë, 3 asiste, 9 rikuperime) dhe Danilo Gallinari (24 pikë, 1 asist, 6 rikuperime).

NDESHJA SPEKTAKOLARE – Në Detroit kishte shfaqje dhe emocione, pasi Pistons fituan ndaj 76ers 133-132. Një ndeshje që kaloi në shtesë, pasi katër periodat e kohës së rregullt u mbyllën 120-120. Gjysma e parë e lojës ishte thuajse e barabartë, me miqtë që shënuan tre pikë më shumë.

Edhe perioda e tretë nisi mirë për ta, pasi fituan 26-30. kështu diferenca shkoi në 7 pikë, por Detroit Pistons reaguan dhe arritën të barazonin. Emocione në shtesë, me Detroit që arritën në fund të shënonin një pikë më shumë.

Joel Embiid tentoi në sulmin e fundit të realizonte nga jashtë zone, por nuk ia doli dot të kthehej në hero. Gjithsesi për ekipin e tij ishte më i miri me 33 pikë, 7 asiste dhe 11 rikuperime. Ndërkohë edhe JJ Redick shënoi 30 pikë për 76ers, por ishte Blake Griffin i Pistons që festoi në fund.

Në fakt e meritonte, duke parë faktin që arriti të shënojë plot 50 pikë. Jo vetëm kaq, por kreu edhe 14 rikuperime dhe asistoi gjashtë herë për shokët e tij. Detroiti vazhdon serinë e fitoreve, teksa kjo ishte e treta në radhë.

Detroit Pistons-Philadelphia 76ers 133-132
Denver Nuggets-Sacramento Kings 126-112
New Orleans Pelicans-Los Angeles Clippers 116-109

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.