Dënimi për Partizanin, Lerda: Diçka e çuditshme, dëgjon vetëm zërat e lojtarëve

Partizani do të ndeshet ndaj Teutës në javën e shtatë të Superiores. Por këtë herë pa praninë e tifozëve, pasi Komisioni i Disiplinës vendosi dënimin me 2 ndeshje pa praninë e sportdashësve për të kuqtë pas incidenteve që ndodhën me Tiranën.

Në konferencën për shtyp, përpara këtij takimi, trajneri Lerda është shprehur se ndeshja pa praninë e tifozëve duket shumë e çuditshme. “Kur fiton në derbi është shumë i rëndësishëm për klubin, tifozët, për lojtarët gjithçka flet mirë. Nuk vërehen as probemet e vogla që has skuadra. Nëse aspektin teknik ndoshta bëmë disa gabime, por në aspektin psikologjik ishim shumë mirë.

Për Trashin shpresojmë se do të jetë gati. Ne e kemi provuar të luajmë pa tifozë. Është diçka e çuditshme pasi dëgjon vetëm zërat e lojtarëve. Shpresojmë që FSHF të pranojë apelmin toë për të luajtur me praninë e tifozëve. Edhe nëse luajmë pa ta, do të luftojmë për fitore”, ka thënë Lerda. /Sport Ekspres/