Dënimi i Myler, trajneri Kovaç: Mungesa e tij më ka acaruar!

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Niko Kovaç është shprehur se është shumë i acaruar me dënimin e Tomas Mylerit, i cili është dënuar me dy ndeshje dhe do të mungojë përballë Liverpulit. Në fjalën e tij, trajneri i bavarezëve tha:

“E prisja në fakt dënimin e tij, për shkak të rregullave të UEFA-s. Kartoni i kuq dënohet me dy ndeshje dhe mungesa e Mylerit përballë Liverpulit më ka acaruar. Nëse do e kishim në dispozicion, do të ishte një plus i madh për skuadrën, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj.

Megjithatë, duhet të shohim përpara dhe nëse Myler nuk është i gatshëm, dikush tjetër do të jetë. Shpresoj që lojtarët e aktivizuar të bëjnë maksimumin, pasi dihet vështirësia dhe rëndësia e asaj ndeshje”,- përfundoi tekniku kroat.

Kartoni i kuq i Myler në ndeshjen kundër Ajaksit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *