Dënimi i Kamzës, tani u krijua një “lëmsh” tjetër

Përjashtimi i Kamzës dhe rrëzimi në Kategorinë e Dytë ka krijuar një “lëmsh” dhe gjithçka lidhet me Kategorinë e Parë. Në fund të këtij sezoni nga Superiorja bie vetëm një ekip, ndërkohë që mbetet një vend bosh në të Parën.

Në rregullore nuk është i parashikuar një rast i tillë dhe pritet që gjithçka të vendoset në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Diçka e tillë duhet të vendoset sa më shpejt, në mënyrë që edhe gara në vazhdim të ketë kuptim.

Do të duhet të përcaktohet se kush do ta zërë vendin e Kamzës në Kategorinë e Parë dhe kështu rriten shpresat për ndonjë ekip të Kategorisë së Dytë, ose ndonjë ekip të së Parës që rrezikon rënien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *