Dënimi i fushës, Tirana apelon dhe ka një strategji

Tirana pret të shtunën Kukësin dhe bardheblutë janë të dënuar të luajnë pa tifozë. Pas goditjes së arbitrit anësor, Nertil Bregasi, klubi kryeqytetas mësoi vendimin e Komisionit të Disiplinës, që i detyron bardheblutë të luajnë katër ndeshje pa tifozë.

Sipas asaj që raporton RTSH Sport, Tirana ka apeluar dënimin dhe pret që të ndryshojë masa prej tyre. “Arma” e përdorur prej tyre thuhet se është dënimi që Kukësi mori pas ndeshjes me Laçin. Goditja e Denis Rexhës u shoqërua me një gjobë prej 200000 lekësh të reja.

Për Tiranën dënimi ishte më i rëndë, por sërish më i lehtë nga sa e parashikon rregullorja. Goditja e një zyrtari të ndeshjes, që shoqërohet me ndalimin e përkohshëm të lojës, dënohet me minimalisht tetë ndeshje pa tifozë.

Shpresohet që dënimi të përgjysmohet dhe pas ndeshjes me Kukësin të kthehen tifozët. Kjo do të ndodhte nëse do paguhej shuma prej 5 milionë lekësh, që parashikon rregullorja. Gjithsesi, momentalisht duhet pritur vendimi i Komisionit të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *