Dënim shembullor, Nejmar e nis sezonin e ri pa Champions!

Të gjithë e kujtojnë mrekullinë e Mançester Junajtid, teksa eleminoi PSG-në në fazën e 1/8-ave, duke përmbysur humbjen e pësuar në “Old Trafford” me shifrat 0-2.

Markus Rashford shënoi golin e kualifikimit për “Djajtë e Kuq”, të cilët triumfuan me shifrat 1-3. Pikërisht ky ishte momenti që Nejmar Zhunior shpërtheu ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke i ofenduar dhe UEFA hapi një hetim për të.

Tashmë ka dalë edhe vendimi final dhe ylli brazilian është dënuar me tre ndeshje pezullim. Kështu, sezoni i ri nis pa Champions për Nejmar, teksa do të humbasë gjysmën e fazës së grupeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *