Dënim i dyfishtë për Albano Aleksin, Luftëtari del me vendim

0

Luftëtari ka dalë me një qëndrim pas dënimit që Komisioni i Disiplinës dha për mesfushorin Albano Aleksi. Ky i fundit, për sjellje jo korrekte ndaj zyrtarëve të ndeshjes, u pezullua me katër ndeshje dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Julian Ahmataj në ndeshjet e ardhshme.

Një ditë më parë pati reagim të ashpër të tifozëve, por klubi nuk i përkrah. Madje, Luftëtari ka vendosur që ta gjobitë Aleksin për sjelljen e tij, që solli edhe dënimin nga Komisioni i Disiplinës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.