Dëmtohet Shameti, humbet Laçin

Ylli Shameti nuk do të luajë nesër ndaj Laçit. Kapiteni i Kukësit është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore dhe tashmë prania e tij në kupë është e pamundur, por edhe në fundjavë ndaj Laçit sërish, por për kampionat, nuk do të jetë.

Bëhet fjalë për një tërheqje, që është ndoshta edhe pasojë e mbingarkesës, pasi qendërmbrojtësi luajti me probleme fizike edhe ndaj Partizanit, duke sakrifikuar për një ndeshje mjaft delikate.

Tashmë gjirokastriti do të mungojë të paktën në dy ndeshjet e radhës, por edhe sfida në Korçë kundër Skënderbeut është në dyshim të madh.

One thought on “Dëmtohet Shameti, humbet Laçin

Leave a Reply to cuci Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *