Dëmtohet Sane, ndërlikohet transferimi në Bavari

Mançester Siti arriti ta mundë përsëri Liverpulin dhe të fitojë “Community Shield”. Por triumfi u shoqërua me një dëmtim tepër delikat. Leroi Sane doli me kokën poshtë nga fusha. Gjermani pësoi një lëndim dhe u detyrua të kërkonte zëvendësim. Gabriel Hezus hyri në vend të tij që në minutën e 13-të.

Pas ndeshjes 23-vjeçari është parë të largohet nga stadiumi duke çaluar dhe i fashuar në këmbën e djathtë. Mbetet për t’u parë sa serioz është ky dëmtim. Pas kësaj ngrin edhe kalimi i tij te Bajerni. Gjermanët do detyrohen të presin ekzaminimet për të zbardhur sesa do të mungojë gjermani. Më pas pritet një vendim final rreth kësaj blerje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *