Dëmtohet Mavraj, humbet Italinë

0

Lajm i keq për kombëtaren shqiptare: Mërgim Mavraj është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen kualifikuese Itali-Shqipëri.

Qendërmbrojtësi i Hamburgut ka pësuar një dëmtim në gju në ndeshjen e mesjavës në kupë dhe do të mungojë për 4 javë, ka njoftuar sot trajneri Markus Gisdol: “Është një lajm i hidhur, në aspektin sportiv dhe human, por Mavraj është person shumë pozitiv dhe për fat do të mungojë shumë pak”.

Dëmtimi i Mavrajt vë në siklet të madh si Hamburgun, ku shqiptari është pikë kyçe, pavarësisht nga gabimet në ndeshjet e fundit, ashtu edhe Shqipërinë, sepse në këtë moment jemi në hall të madh për qendërmbrojtës. Gjimshiti po paraqitet në nivel të lartë te Avelino, por kartoni i kuq ndaj Izraelit e detyron të mungojë në Itali, ndërsa Ajeti po vuan shumë te Torino dhe mungesa e Mavrajt krijon një gropë të frikshme në prapavijë.

Ajeti e Kukeli, apo Veseli, mbeten alternativat më të mundshme, por asnjëherë nuk kanë luajtur bashkë dhe duhet parë sa do të arrijnë të zëvendësojnë një lojtar lider në prapavijë si Mavraj, që ka shumë eksperiencë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image