Dëmtohet Durmishaj, Bushi grumbullon Jurgen Bardhin

Një ndër elementët më të rëndësishëm të Shqipërisë U-21, Fiorin Durmishaj, është dëmtuar në prag të sfidës së 10 tetorit kundër Islandës, kualifikuese Europiani që do të luhet në Elbasan. Sulmuesi, i cili aktivizohet me Panioniosin në Superligën greke, ka ardhur i dëmtuar dhe pas kontrolleve mjekësore, është lënë i lirë për të vazhduar fazën e riaftësimit, duke qenë se nuk mund të luajë ndaj Islandës.

Laj i keq për Alban Bushin, sepse trajneri i Shqipërisë U-21 kishte gjetur ekuilibrat e duhur në sulm me Durmishajn, Abazajn dhe Hebajn. Tani vendin e Durmishajt e merr Jurgen Bardhi, i cili nuk ishte grumbulluar fillimisht, duke paguar edhe faktin që po luan pak te Partizani, ku kriza ka përfshirë klubin dhe lojtarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *