Dëmtohet Alban Hoxha, Panuçi fton portier për një ditë

Lëvizje sërish në kombëtare. këtë herë është portieri i Partizanit, Alban Hoxha, ai i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi. Për këtë është thërritur portieri Shpresave, Elhan Kastrati. Ky i fundit do t’i bashkohet sot skuadrës dhe nesër do të jetë me kuqezinjtë në Izrael.

FSHF e ka njoftuar diçka të tillë përmes një komunikate të bërë në sajtin zyrtar: “Një tjetër zëvendësim i detyruar për shkak të probleme fizike në radhët e ekipit kombëtar të futbollit. Portieri Alban Hoxha është dëmtuar dhe nuk mund të udhëtojë sot me skuadrën drejt Izraelit.

Në këtë situatë, trajneri i ekipit kombëtar Kristian Panuçi ka thërritur menjëherë t’i bashkëngjitet skuadrës, portierit të ekipit kombëtar U-21, Elhan Kastrati, i cili pritet për pak t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen zyrtare në Izrael. Skuadra udhëton sot drejt Tel Avivit rreth orës 15.30. Në orën 19.45 (ora lokale) të ditës së sotme do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit të skuadrës me kapitenin e ekipit”.

Lëvizje ka edhe te Shpresat, pasi Selmani është dëmtuar dhe me Kastratin e ftuar nga Panuçi është dashur të ftohet një tjetër portier. Bushi ka rikthyer në ekip Alen Sherrin, “gardianin” e Vllaznisë, i cili nuk ishte ftuar nga kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *