Dëmtimi, Pjaca mund të mos kthehet më në nivel të lartë

0

Vazhdon të bëjë bujë në Itali lajmi i dëmtimit të talentit të Juventusit Marko Pjaca, i cili në ndeshjen Estoni-Kroaci këputi ligamentin e gjurit dhe tashmë do të operohet në Romë.

Mjekët që e kanë marrë përsipër operacionin janë optimistë për të ardhmen e sulmuesit të talentuar, por nuk është aq entuziast shefi i stafit mjekësor të Kroacisë, Boris Nemec.

“Pas dëmtimeve të tilla, 55% e futbollistëve kthehet si më parë, por ekzistojnë 45% mundësi që kjo të mos ndodhë. Metoda e përdorur nga profesor Mariani për operimin e Pjacës parashikon një kohë riaftësimi prej 4-5 muajsh, por FIFA për dëmtime të tilla rekomandon 7-8 muaj”.

Pikërisht kthimi në fushë i Pjacës është një pikë debati: “Unë nuk do ta lejoja kurrë futbollistin të kthehej në fushë para 6 muajve, sepse ekziston rreziku që ligamenti të këputet sërish. Pas 3 muajsh Pjaca do të ketë të mundësi të vrapojë drejt, por jo të ndryshojë drejtim. Nëse një futbollist do të më kërkonte që të zbriste në fushë para 6 muajve, do t’i këshillojha të ndërronte mjek”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image