Dëmtimi me kombëtaren, Ronaldo qetëson Juventusin  

Ditën e djeshme te Juventusi janë shqetësuar, kur pranë që Kristiano Ronaldo pas gati gjysmë ore lojë u detyrua të linte fushën e blertë në ndeshjen Portugali-Serbi. Sulmuesi ndjeu një shqetësim në pjesën e prapme të kofshës dhe kërkoi zëvendësim.

Nuk mund të rrezikonte dhe ishte zgjedhja më e mirë. CR7 ka folur për mediat vendase dhe ka garantuar që do të kthehet shpejt. “Nuk jam i shqetësuar, e njoh shumë mirë trupin tim. Di që do të kthehem për një ose dy javë”, është shprehur Ronaldo sipas Abola.pt.

Nisur nga kjo që sulmuesi ka deklaruar, ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë çerekfinale te Champions League. Sfida kundër Ajaksit është programuar të zhvillohet më 4 prill dhe trajneri Masimiljano Alegri normalisht që pret ta ketë në dispozicion “yllin” portugez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *