Dëmtimi i rëndë i Zenelit, ja sa do të mungojë ylli i Kosovës

0

Edhe pse klubi francez, Stade Reims nuk i ka bërë ende publike analizat e Arbër Zenelit, mësohet nga mediat franceze se ylli i Kosovës do të qëndrojë plot 9 muaj jashtë fushave të blerta. Mbrëmjen e së premtes, Zeneli luajti titullar në takimin mes Kosovës dhe Malit të Zi, sfidë në të cilën u dëmtua.

Që në momentin e parë, u vu re se dëmtimi i Zenelit ishte i rëndë dhe numri 10 i “Dardanëve” u largua me barelë nga fusha e lojës. Pas ndeshjes, dyshohej për një këputjeve të ligamenteve në gju dhe pas analizave të sotme, kjo gjë është konfirmuar.

Mungesa nga një dëmtim i tillë është rreth 6-9 muaj dhe mesa duket, Zenelit do t’i duhet koha maksimale për t’u rikuperuar. I pafat mesfushori anësor, pasi këtë vit bëri sezonin e tij më të mirë në karrierë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.