Dëmtimi i Mesit, Inter reagon me klas: Keqardhje, nder të përballeshim me ty!

Barcelona mposhti Seviljen mbrëmjen e kaluar me rezultatin 4-2, por dëmtimi i Mesit i ka trishtuar të gjithë në kampin katalanas. Gjatë një dyluftimi me Vaskez, kapiteni i Barcelonës u dëmtua dhe do të qëndrojë 3 javë jashtë fushave të blerta.

Mesi do të humbasë ndeshjet kundër Reali të Madridit në kampionat dhe dy sfidat përballë Interit në Champions (24 tetor dhe 6 nëntor në ‘San Siro’). Barcelona komentoi në rrjetet sociale, duke zbuluar kohën që ylli i ekipit do të qëndrojë pushim.

Klubi zikaltër ka replikuar me klas, duke treguar mbështetje për argjentinasin. Pavarësisht se në aspektin sportiv mungesa e tij “gëzon” tifozët, të gjithë do të preferonin të përballeshin me një lojtar të tillë.

Na vjen keq për dëmtimin tënd dhe na vjen keq që nuk mund të përballemi me ty në ditët në vijim. Është gjithmonë një nder të përballesh me më të mirët”, përfundon deklarata e klubit interist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *