Dëmtimi i Kavanit, Uruguai publikon raportin mjekësor

Pas dy golave kundër Portugalisë, Edinson Kavani është kthyer në një hero kombëtar në Uruguai dhe dëmtimi i tij ndaj luzitanëve ka mbajtur në ankth një popull të tërë.

Sulmuesi i PSG-së nuk është stërvitur ditët e fundit dhe u pa duke çaluar në ditët pas sfidës kundër Portugalisë.

Tani Uruguai ka publikuar një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur rezultatet e kontrolleve të detajuara mjekësore.

Sulmuesi nuk ka këputje muskuli dhe ky është lajm zyrtar tashmë, ndaj prania e tij në ndeshjen e së premten kundër Francës është mëse e mundur, sipas stafit mjekësor.

Gjithsesi, Kavani ka një edemë dhe kjo e ka ndaluar të stërvitet, ndaj trajneri Tabarez mund ta ulë në stol të premten, për të mos rrezikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *