Dëmtimi i Blerim Krasniqit, asist për Oto Xhon

Blerim Krasniqi me shumë gjasa e ka mbyllur vitin, pasi diçka të tillë e veçoi edhe vetë trajneri Orges Shehi, i cili zbuloi se sulmuesi për së paku 2-3 javë nuk do të jetë i gatshëm. Vështirë se stafi mjekësor do ta rrezikojë në këto javë që kanë mbetur dhe gjasat janë që 22-vjeçarin ta shohim në fushë në muajin janar.

Duket një mundësi e mirë për Oto Xhon, që të tregojë vlerat e tij. Afrikani nuk ka qenë zgjidhje e parë këtë edicion, edhe pse ka arritur që ta gjejë në tre raste rrugën e rrjetës. Gjithsesi, mungesa e Krasniqit mund të kthehet në një asist për të, gjithnjë nëse bind me paraqitjet e tij.

Edhe pse ka dy vite që është pjesë e Skënderbeut, Oto Xhon luan sezonin e tij të parë me fanellën e korçarëve, pasi më parë ka qenë i huazuar te skuadra e skuadra e Trepçës 89’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *