Dëmtimi e lë jashtë, Panuçi duhet të ftojë një mesfushor tjetër

Një ditë më parë u publikua lista e lojtarëve të kombëtares që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Kristian Panuçi për ndeshjet me Skocinë dhe Uellsin. Trajneri italian ka ftuar edhe mesfushorin Ylber Ramadani, i cili në fakt nuk do të jetë i gatshëm.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim të hënën në ndeshjen kundër Horsens, që Vejle BK e fitoi 3-1. Ai qëndroi në fushë deri në fund, edhe pse pati dhimbje. Futbollisti 22-vjeçar ka pësuar një frakturë në dorë dhe mbetet jashtë kombëtares për këto dy ndeshje të muajit nëntor.

Një ditë më parë ai ka bërë një ndërhyrje në dorë dhe pas ndeshjeve të Shqipërisë pritet të jetë gati për ekipin danez. Mesfushori është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Vejle BK.

Verën e shkuar klubi danez e bleu nga Partizani dhe ai dha kontributin e tij që Vejle BK të rikthehej në elitë. Këtë sezon është aktivizuar si titullar në 14 ndeshje, duke munguar vetëm një herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *