Dëmtimi e largoi nga Kukësi, mesfushori firmos në Azerbajxhan

Mesfushori franko-algjerian Shafik Tigruxha ndërpreu marrëveshjen me Kukësin gjatë merkatos së janarit. Ditën e sotme 27-vjeçari është prezantuar te skuadra e Zirës në Azerbaixhan, ekip ku në të shkuarën ka luajtur dhe një tjetër “ish” i kuksianëve si Gerhard Progni.

Arsyeja e largimit të Tigruxhës nga Kukësi ishte fakti që mesfushori shfaqte dëmtime kronike në muskuj që kërkonin një ndërhyrje kirurgjikale për t’u rregulluar. Mesa duket lojtari ka vendosur të shtyje operacionin deri në fund të sezonit.

https://www.instagram.com/p/Btvi6Qmlwxp/?utm_source=ig_web_copy_link

Vetë trajneri Armando Kukësi u shpreh si më poshtë për largimin e Tigruxhës, të cilin ai e aktivizoi në 10 takime, të gjitha si pjesë e formacionit titullar:

“Cilësitë e lojtarit nuk janë vënë kurrë në dyshim. Ka shumë potencial dhe ka qenë armë e fortë për ne. Ndihemi keq për situatën shëndetësore. Kishim bërë llogari me të, afatgjata. Në futboll ka edhe dëmtime, duhet të përshtatemi dhe të shohim përpara. Rroca e kompenson pak a shumë Shafik. Është në bisedime, kërkohet operim. Kam biseduar me të dhe ia kam dhënë idetë e mia. Do doja të bënte ndërhyrjen dhe të jetë gati në verë. Do humbte kontratën nëse do e shtynte. Unë personalisht do ia jepja një votë që të qëndrojë, pasi ka potencial”, u shpreh trajneri i Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *