Dëmtimet shqetësojnë Bushin, vjen një përforcim nga Greqia

0

Shqipëria U21 do të ndeshet të enjten me Spanjën në “Selman Stërmasi”. Kuqezinjtë e Bushit janë jashtë objektivave, pasi e kanë të pamundur që të kualifikohen, por kanë një takim prestigji ndaj spanjollëve, që janë një prej skuadrave më të mira në botë.

Në Tiranë do të kërkohet një rezultat pozitiv, pavarësisht forcës së kundërshtarit, por Bushi është përballur me një problem ende pa nisur grumbullimi. Esin Hakaj u dëmtua në ndeshjen e djeshme mes Teutës dhe Kastriotit dhe në të tilla kushte menjëherë është njoftuar Ardit Toli që të grumbullohet me skuadrën e Shpresave. Mbrojtësi në fjalë aktivizohet në Greqi dhe do të jetë në dispozicion të kuqezinjve për du takimet e radhës

POSTIMI I FSHF-SË
“Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi ka thërritur së fundmi në grumbullimin të ekipit për këto dy sfida eliminatore zyrtare, lojtarin Ardit Toli që aktivizohet në radhët e skuadrës Kissamikos në Greqi. Kjo thërritje vjen pas një tjetër dëmtimi, atij të futbollistit të Teutës, Esin Hakaj, i cili ka probleme fizike dhe nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këto dy ndeshje”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.