Dëmtimet e Nejmar-Mbape, Tuhel sqaron dhe jep planin B

PSG zhvillon të mërkurën në mbrëmje ndeshjen më të rëndësishme deri më tani. Djemtë e Tuhel presin Liverpulin në një përballje të zjarrtë europiane. Një ndeshje për t’u fituar, por sidomos për të mos u humbur.

Dëmtimet e Nejmarit dhe Kilian Mbape janë një shqetësim i madh. Braziliani u dëmtua gjatë miqësoren kundër Kamerunit, ndërsa francezi pati probleme me shpatullën e djathtë në miqësoren kundër Uruguait.

Tomas Tuhel, trajneri i PSG ka folur në konferencën për shtyp për situatën e dyshes ofensive. Në kampionat kundër Tuluzës nuk do luajnë dhe shpresa është të jenë gati kundër Liverpulit të Klopit.

Nuk do të luajnë të shtunën, por me shumë mundësi do të luajnë kundër Liverpulit. Nuk është hera e parë që luajmë pa ata të dy, do të gjejmë zgjidhje, siç bëmë kundër Seint Etienit. Kemi shumë lojtarë të rëndësishëm dhe duhet të tregojnë se janë gati“, përfundon Tuhel.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *