Dëmtime te Vllaznia, pa dy titullarë kundër Dinamos

0

Vllaznia luan të dielën kundër Dinamos në Pezë-Helmës dhe dje lojtarët kanë zbritur në fushë për të vijuar përgatitjet për përballjen ndaj bluve. Trajneri Agim Canaj është përballur me probleme dëmtimesh, pasi dy prej lojtarëve kuqeblu nuk janë stërvitur me grupin.

Sikurse raporton vetë klubi shkodran, mbrojtësi Antonio Marku dhe sulmuesi anësor Arsen Hajdari nuk do të marrin ngarkesë të plotë. Ky është sugjerimi që u ka bërë futbollistëve në fjalë stafi mjekësor dhe nuk dihet se kur do të bashkohen me grupin.

Gjasat janë që të dy ta humbin ndeshjen me Dinamon dhe për trajnerin Canaj janë mungesat të rëndësishme. Gjithsesi, duke qenë se vendi i parë është arkivuar dhe alternativat nuk mungojnë, nuk është se ka ndonjë alarm. Kjo do jetë një mundësi edhe për ndonjë nga të rinjtë të marrin minuta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.